Autostrada Tiranë – Durrës, “patinazh në akull”, 8 makina përplasen me njëra-tjetrën

Autostrada Tiranë – Durrës, “patinazh në akull”, 8 makina përplasen me njëra-tjetrën

72
0
Shares

Si pasojë e ngricave të krijuara në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit në autostradën Tiranë – Durrës janë përplasur me njëra-tjetrën 8 makina.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, ndërsa shkak është bërë ngrirja e ujit në një pjesë të rrugës.
Në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit është bllokuar një kanal, duke bërë që uji të vërshojë në autostradë, ku ngrin menjëherë si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero.
Po ashtu edhe policia rrugore e Durrësit apeloi që në këtë segment të hidhet kripë, pasi ngricat dhe akulli po kthehen në burim aksidentesh, duke qenë edhe një nga segmentet më të mbingarkuar me lëvizje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY