Aksi rrugor Peshkopi – Tiranë është i bllokuar në të dy kahet, e si pasojë në Maqellarë, automjetet qëndrojnë në rrugë prej disa orësh. Segmenti rrugor është bllokuar tek “Ura e Topojanit”. Mësohet se në rrugë janë bllokuar edhe persona të sëmurë.
Të mbetur në mes të rrugës e të ftohtit, drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë.
“Po na mbarohet karburanti”, thonë ata.
Sakaq, sipas banorëve të zonës mësohet se bëhet fjalë për dhjetëra makina të bllokuara.
Borëpastrueset kanë qenë në funksion për pastrimin e rrugës nga dëborë, por era e fortë e shpërndan atë, duke mbuluar sërish rrugën.
Ndërkohë temperaturat në këtë zonë arrijnë në -10 gradë celsius, dhe era e fortë në po pengon zhbllokimin e rrugës. Në rrugën nacionale dëbora arrin në mbi 1 metër.
Drejt Maqellarës është nisur edhe ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, i cili po monitoron nga afër situatën.
“Në Qafë Buall rruga është e kalueshme për automjetet. Drejtuesit duhet të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirët. Kemi marrë masat për përballimin e situatës”, tha ministri Dervishaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/