Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mark Crowford: Investitori amerikan “i vuri kryq” Shqipërisë për shkak të korrupsionit

02/01/2017
Mark Crowford: Investitori amerikan “i vuri kryq” Shqipërisë për shkak të korrupsionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i AIDA, Genti Beqiri, deklaron se nuk ka pasur kompani të huaja që të jenë larguar nga Shqipëria, por nuk ndajnë të njëjtin mendim përfaqësuesit e investitorëve të huaj.
“Nuk ka pasur asnjë kompani që është larguar e trajtuar prej nesh apo që ka pasur interes për të investuar. Ne nuk mund të thithim të gjitha kërkesat”, deklaron Genti Beqiri.
“Është normale që investitorët ikin por është shqetësim kur ata ikin dhe thonë nuk do të vijmë më, ose nuk do të marrim në konsideratë më. Vetë personalisht kam ndërhyrë në një nga investimet amerikane që ishte duke ikur, ai ishte shumë i pasur dhe tha për mua Shqipëria është një X (‘kryq’). Unë kam investuar kudo në botë, por nuk ka pasur kaq shumë korrupsion”, shprehet Mark Crowford, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
2017 është një vit elektoral për Shqipërinë. Sipas grupeve të interesit ky fakt bën që investitorët të kalojnë në një fazë observuese, monitoruese sesa vepruese.
Ndryshimi i administratës sa herë ndryshohen pushtetet edhe këtë herë po tkurr interesin e tyre për të derdhur kapital në Shqipëri.
Shqetësues mbetet fakti se sipas Dhomave të Tregtisë, se shteti shqiptar nuk respekton ligjin ndërkombëtar për investitorët ,duke shkuar shpesh në arbitrazh.
“Kur ne investojmë nga jashtë shikojmë si është situata juridike. Nëse ne vimë këtu dhe flasim me qeverinë dhe ata janë pozitivë, flasim me dhomat e tregtisë dhe janë pozitivë, flasim me tregun dhe janë pozitivë, por shkojmë tek Ambasadat dhe ata thonë se akoma nuk kanë bërë përmirësimin e  gjykatave kështu që nesër nëse ke problem me taksat apo ndonjë zyrë tjetër me qeverinë nuk ke mbrojtje. Ata thonë jemi të interesuar, do të vijmë prapë pas reformës. Mund të vinë nesër, pas një viti apo dekade, sepse ata nuk rrezikojnë paratë e tyre”, shton më tej Mark Crowford.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.