EMRI & FOTO/ Itali, vdes gruaja shqiptare, vajza padit mjekët e spitalit

EMRI & FOTO/ Itali, vdes gruaja shqiptare, vajza padit mjekët e spitalit

77
0
Shares

Një grua shqiptare, 66-vjeçe, ka gjetur vdekjen në Maniago, Itali. Sipas mediave italiane Liri Spiri ka ndërruar jetë të premten e kaluar, ndërsa familjarët e saj kanë ngritur padi për mjekët e spitalit.
Vajza e të ndierës, Ariana, akuzon se ambulanca është vonuar dhe se mjekët kishin neglizhuar thirrjen e saj në urgjencë për ndihmë.
Sipas mediave italiane gruaja shqiptare u godit nga një atak kardiak të premten e kaluar (23 dhjetor 2016), rreth orës 17:30.
Ariana ka thënë për mediat italiane se kishte njoftuar urgjencën rreh orës 16:50. Sipas saj personeli mjekësor i kishte thënë se e ëma nuk kishte ndonjë gjë të madhe, por vetëm simptomat e gripit.
“Mami kishte një temperaturë të lartë, por shqetësimi kryesor ishte se ajo kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Pak para orës 17:00 unë kamë telefonuar urgjencën. Kërkova një mjek të përgjithshëm por ai ishte pushim, për shkak të Krishtlindjeve. Ambulanca erdhi 15 minuta më vonë, por mami im u përkeqësua”, ka thënë Ariana.
Pasi kanë mbërritur në spital, vajza e 66-vjeçares ka thënë se rreth orës 18:15 e kishin informuar se e ëma kishte ndërruar jetë.
Vajza e Liri Spirit i ka kërkuar prokurorit që të hetojnë nëse janë përmbushur të gjitha protokollet e emergjencës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY