Nga Artur Bego
Për rastësi apo jo, por kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka zgjedhur, të paktën gjatë muajit dhjetor, të tregohet tre herë joseriozë, midis asaj që deklaron dhe asaj që voto(n)jnë. Duke besuar se fletë në emër të LSI-së, besohet gjithashtu se joserioziteti në një rast të tillë, merr “përgjegjësi kolegjiale”.
Rasti i parë i joseriozitetit LSI/Petrit Vasili, ka të bëjë me akcizën e gazit të lëngshëm.
Para seancës së parafundit të Kuvendit, deputetët e LSI-së “kërcënuan” publikisht, nëpërmjet kreut të grupit të tyre parlamentar se nuk do votonin asnjë akcizë për gazin e lëngshëm. Por në seancën e parafundit të këtij viti, të Kuvendit, nuk dihet për ç’kompromis të arritur diku, Petrit Vasili i pari dhe gjithë deputetët e tjerë të LSI-së, u rreshtuan dhe votuan për akcizën e gazit të lëngshëm, jo 13 lekë për litër, por 8 lekë për litër.
Rasti i dytë, i joseriozitetit LSI/Petrit Vasili, i përket seancës së fundit të Kuvendit, kur njëzëri, mazhoranca, në demonstrim edhe të “konsolidimit” të saj, votoi “pro” shtyrjes së aktivitetit të “lojërave të aftit, edhe për dy vjet…
Ndërsa sot, shënohet rasti i tretë i joseriozitetit LSI/Petrit Vasili.
Kreu u grupit parlamentar të LSI-së, demonstroi një qëndrim tjetër, nga ai që votoi në Kuvend në 22 dhjetor 2016, për lojërat e fatit. “Për inat” të Edi Ramës, saktësisht pas deklaratës së tij të djeshme për pamundësinë e një qëndrimi unanim të mazhorancës për të zgjidhur këtë çështje, Petrit Vasili “sfidoi” sot, në emër edhe të LSI-së.
Duke folur për ligjin e lojërave të fatit, ka “garantuar” se kjo forcë parlamentare do të jetë pro mbylljes. Besohet, Petrit Vasili e ka dhënë këtë “garanci” për pas 1 janarit 2019, sepse në seancën e fundit të Kuvendit në 22 dhjetor 2016, “garantoi” tjetër gjë me votë, paprekshmërinë e lojërave të fatit deri në 31 dhjetor 2018.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/