Policia në Brazil ka deklaruar se ambasadori grek Kyriakos Amiridis është vrarë nga një polic, i cili kishte një lidhje me gruan e diplomatit.
Policia thotë se gruaja e ambasadorit, Francoise Amiridis, komplotoi vrasjen me të dashurin e saj.
Policia ka ndaluar Sergio Gomes Moreira Filho së bashku me një kushëririn e tij, Eduado Melo dhe me gruan e ambasadorit.
Melo thuhet se është paguar 25 mijë dollarë për të vepruar si vëzhgues.
Kyriakos Amiridis ishte zhdukur që prej të hënës. Ndërsa trupi i tij u gjet në një makinë të djegur në periferi të Rio de Janeiro të enjten.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/