EMRI/ Itali, infermierja shqiptare keqtrajtonte pacientët në një spital psikiatrik

EMRI/ Itali, infermierja shqiptare keqtrajtonte pacientët në një spital psikiatrik

98
0
Shares

Një grua shqiptare, infermiere në një spital psikiatrik në Italia po hetohet për keqtrajtimin e pacientëve.
Mediat italiane raportojnë se Vjollca Ferati 45 vjeçe, këshilltare e komunës Poranssio në Itali dhe një grua rumune, Eleina Stoica 46 vjeçe, (koordinatore e infermiereve) janë pjesë e të akuzuarve.
Ata janë ndaluar nga Guardia di Finanza dhe u vunë në arrest shtëpiak.
Kreu i komunës, Emilio Fossati, tha se ndihet i shokuar nga ky lajm dhe nuk e priste, duke bërë të ditur njëkohësisht shkarkimin e këshilltarit, Massimo Deperi 48 vjeç.
Infermierja dhe dy të tjerët ofendonin të moshuarit e sëmurë, i linin ata në mëshirë të fatit duke mos i dhënë trajtimin e nevojshëm.
Mediat italiane japin një shembull kur thonë se nëse një pacient rrëzohej në tokë, askush nuk e ngrinte, apo kur i linin pa asnjë ndihmë kur u duhej të pastroheshin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY