Një 53-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Burime nga drejtoria e policisë së Lezhës bënë me dije se Pjetër Marku, banues në Rreshen akuzohet për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet V.M.
Gjithashtu Markut, i’u bllokua dhe arma e gjahut me leje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Dhunë në familje në mënyrë të përsëritur”.
Një rast i ngjashëm u shënua dhe në Fier, ku një 31-vjeçar dhunonte gruan dhe djalin 4 vjeç. Brunavil V., dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.V, 31 vjeçe, dhe sipas kallëzimit të saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/