Grupi i Klement Balilit po hetohet për 6 raste të trafikut të drogës në sasi të mëdha drejt Europës. Bazuar në hetime, prokuroria greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka arritur të vërtetojë se grupi drejtohej nga Dhimitër Poti i arrestuar në Belgjikë. Ngarkesa e fundit prej 10 kilogramësh është kapur në 9 maj të këtij viti në depot e firmës së transportit të Potit në Blegjikë.
Televizioni Klan ka mundur të zbardhë dhe 5 raste të tjera në të cilat nga polici të ndryshme europiane janë konfiskuar rreth 1,4 tonë kanabis dhe 23 kilogramë kokainë.
Konkretisht, në 19 Prill 2015 në Angli janë kapur në një kamion 23 kilogramë kokainë.
Në 29 Prill po të vitit të kaluar në Bullgari janë sekuestruar 513 kilogramë kanabis.
Në Mars të 2015 në Belgjikë në makinë janë kapur 25 kilogramë marijuanë.
Ky grup kishte për qëllim shpërndarjen në të gjithë Europën dhe në Gjermani në datën 8 Prill të këtij viti në një kamion u kapën 100 kilogramë hashash.
Ndërkohë në 8 Maj të 2016 në Greqi u sekuestruan 657 kilogramë kanabis.
Pikërisht në rastin e fundit ka dalë në përgjime edhe emri i Klement Balilit.
Krahas trafikut të drogës grupi kishte ngritur një skemë e mirëfilltë pastrimi parash. Të ardhurat investoheshin kryesisht në pasuri të paluajtshme.
Policia Shqiptare ka sekuestruar dokumentacionin e kompleksit luksoz turistik “Santa Quaranta” të Klement Balilit nën dyshimin se është ndërtuar me para të ardhura nga aktivitetet kriminale.
Në Greqi, Bullgari, Austri dhe Belgjikë rrjeti kishte ngritur disa firma transporti mallrash.
Në dosjen e Prokurorisë greke thuhet si drejtuesit e grupit kriminal kishin maskimin perfekt. Ata përdornin përfaqësues ligjorë për kompanitë e tyre të transportit duke mos u identifikuar vetë si pronarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/