Lavdrim Muhaxheri, pas sulmit terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Lavdrim Muhaxheri, pas sulmit terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael

52
0
Shares

Lavdrim Muhaxheri dhe një tjetër luftëtar, Ridvan Haqifi bësohet të jene truri i nje sulmi te dështuar terrorist gjate ndeshjes se futbollit Shqipëri-Izrael ne 12 nëntor, per te cilin u arrestuan 19 persona ne Kosove, deklarojnë burime të prokurorisë se Kosovës.

Ndërkaq shërbimet sekrete europiane japin alarmin se terroristi Lavdrim Muhaxheri ka rekrutuar 400 luftëtare, te cilët jane gati te kryejnë sulme ne Europe. Sipas informacioneve te siguruara prej tyre, e te publikuara ne media, Muhaxheri është tashme nje drejtues i larte i Shtetit Islamik dhe ndodhet ne Itali.

Ai ka arritur te largohet nga qyteti sirian i Alepos se bashku me luftëtare te tjere, pas humbjes se rende te pësuar nga ISIS. Edhe shërbimet sekrete italiane kishin deklaruar se nje pjese e këtyre luftëtareve jane maskuar si refugjate, ne mënyre qe te depërtojnë ne Europe per ta goditur ate.

Ministri izraelit i Mbrojtjes kishte paralajmëruar per rrezikun nga sulmet terroriste. Muhaxheri, i njohur ndryshe edhe si Abu Abdullah al Kosova është larguar nga Kosova qe prej vitit 2012 drejt Sirisë duke i bërë njohur në gjithë botën pasi u shfaq në një video duke i prere kokën nje njeriu e duke vrare nje peng me rakete. Ne mesazhe propaganduese ai u ka bere thirrje luftëtareve qe te bashkohen per te sulmuar perëndimin. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY