Egzekutimi i ambasadorit grek në Brazil nga gruaja

Egzekutimi i ambasadorit grek në Brazil nga gruaja

66
0
Shares

Gruaja e ambasadorit grek të egzekutuar nga Brazil dyshohet të jetë autorja e vrasjes makabar të të shoqit.

Policia braziliane konfirmoi të premten se ambasadori grek në Brazil, Qiriakos Amiridhis është vrarë dhe pastaj është djegur në makinë, ndërsa edhe Ministria e Jashtme greke ka konfirmuar të njëjtën gjë, ndërsa dyshohet se gruaja është autore e krimit.

59-vjeçari ishte zhdukur prej tre ditësh pasi udhëtoi drejt Rios nga Brasilia për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin e Kopakabanas.

Një pjesëtar i stafit të Ambasadës ka vazhduar të shkëmbejë mesazhe me numrin e ambasadorit edhe pas zhdukjes, pa qenë i sigurt nëse ishte duke folur me shefin e tij.

Për herë të fundit ai është parë në periferinë e Rios, Nova Iguasu, ku u gjet dhe makina.

Kjo zonë famëkeqe për shkak të numrit të lartë të vrasjeve nga bandat e armatosura që e kontrollojnë terrenin është bërë shpesh arenë pengmarrjesh të ngjashme. Ambasadori e kishte marrë detyrën në fillim të vitit pasi kishte shërbyer në Libi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY