Drejtori i Policisë Rrugore: Kujdes me alkoolin natën e ndërrimit të viteve,...

Drejtori i Policisë Rrugore: Kujdes me alkoolin natën e ndërrimit të viteve, ja çfarë ju pret

78
0
Shares

Policia Rrugore do jetë e vendosur në rrugë natën e ndërrimit të viteve, në krah të forcave të rendit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Ardi Veliu tha për Ora News se do të ndëshkohen rëndë të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve që abuzojnë me alkoolin.
Policia Rrugore ka kaluar në gatishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut në këto ditë festash dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Drejtori i Policisë Rrugore, Ardi Veliu ka zbardhur në rubrikën “Para dhe Pasuri” të gazetares Aurora Sulçe planin e masave që po ndërmerret në bashkëpunim me policinë e rendit.
Patrullat e rrugores dhe blutë e rendit do të jenë të pranishme në pikat më problematike për sa i përket trafikut dhe aksidenteve brenda qyteteve, si dhe në rrugët nacionale.
“Prej 10 ditësh ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Në komunikim të vazhdueshëm ditor me drejtoritë vendore të policisë ka bërë prezentë mënyrën e organizimit të shërbimit ku duhet të përqendrohet vëmendja kryesore për organizimin e shërbimit. Alternimin e shërbimit jo vetëm fiks por edhe në lëvizje. Ndërkohë duke kërkuar edhe bashkëpunimin e shërbimeve të patrullave të rendit, duke u përqendruar në zonat urbane dhe duke rritur prezencën e policisë rrugore në akset kryesore”, sqaron Ardi Veliu.
Kreu i Policisë Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të mos konsumojnë pije alkoolike natën e ndërrimit të viteve. Ai paralajmëron kontrolle të shtuara dhe penalitete të ashpra në rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
“I gjithë shërbimi i policisë rrugore është i pajisur me dragera dhe do të përdori alkool testet dhe pasojat e përdorimit të alkoolit krahas gjobave shoqërohet dhe me pezullim të lejes”, paralajmëron drejtori i Policisë Rrugore.
Ditët e fundit të vitit janë ndër më të ngarkuarat për sa i përket trafikut dhe aksidenteve, për shkak të shtimit të mjeteve në qarkullim nga kthimi i një pjesë të emigrantëve për festa në atdhe.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në nëntor të këtij viti numri i aksidenteve arriti në 1792 duke shënuar një rënie prej 200 ngjarjes të tilla kundrejt vitit 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY