Tragjedia në Tepelenë, nëna e kishte mbuluar foshnjen me trupin e saj...

Tragjedia në Tepelenë, nëna e kishte mbuluar foshnjen me trupin e saj që të mos e kapnin flakët

66
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tepelenë, ku nëna Elona Shehu, 35 vjeçe me foshnjen e saj, djalë, 6 muajsh, u dogjën të gjallë në banesë. Zjarri ra në katin e parë të pallatit ku banonte G. Shehu dhe dyshohet se shkak ka qenë rrjedhja e gazit nga bombola.
‘Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Askush nuk arriti dot të hynte pasi flakët kishin përfshirë gjithçka. Kemi parë tmerr. Nuk e dimë cili mund të jetë shkaku, por kjo që ndodhi është një tragjedi shumë e rëndë për familjen. Ne dëgjuam një shpërthim, ç’ka mund të ketë qenë bombola e gazit,” u shpreh një banor i pallatit.”
Sipas tij, shumë prej fqinjëve ishin përpjekur ta shuanin me kova uji e me mjete të tjera por nuk ia kishin dalë dot të shpëtonin viktimat. Zjarrfikësit kanë gjetur nën 35-vjeçare të pajetë, e cila kishte mbuluar foshnjen e vet me trup me qëllim që flakët të mos i depërtonin. Sipas ekspertizës paraprake nga grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje bëhet e ditur se nëna ka dashur të shuajë flakët tek i biri 6-muajsh, rrobat e të cilit kishin marrë flakë. Në momentin e rënies së zjarrit, gruaja ka qenë  e vetme në banesë me foshnjen, ndërkohë që i shoqi me djalin tjetër 4 vjeç nuk ndodheshin aty./GSH

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY