Shpërthen sherri mes dy kunetërve në lokal, njëri prej tyre godet tjetrin me gotë qelqi.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Xhafzotaj të Durrësit mes dy kunetërve S. Ç, 57 vjeç (i dëmtuari) dhe R. R., 52 vjeç (autori).
Policia thotë se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin R. R., banues në fshatin Xhafzotaj, pasi dyshohet se në një lokal, pas një konflikti të çastit, ka goditur me gotë qelqi shtetasin S. Ç.”
Pas sherrit, 57-vjeçari ka denoncuar në polici kunatin e tij 52-vjeçar, për të cilin është shprehur se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Pas kësaj, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për kunatin e dhunuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/