Flet laçiani që qëlloi efektivin e Policisë: Vidhja edhe në Itali, s’më...

Flet laçiani që qëlloi efektivin e Policisë: Vidhja edhe në Itali, s’më ndaloi asnjë polici…

90
0
Shares

Aldi Lleshaj, 20- vjeçari që u arrestua për grabitjen dhe plagosjen e efektivit të Policisë së Lezhës, vijon të mbahet i shtruar në Spitalin e Traumës, ku po merr mjekim.
Ai mbeti i plagosur në këmbë, pasi nuk iu bind thirrjeve të policëve për t’u dorëzuar, duke i detyruar forcat e rendit të qëllojnë ndaj tij.
Ndërsa kurohet në spital, të riun e mbajnë në vëzhgim 24 orë dy punonjës Policie, në një prej dhomave që ndodhet në pavijonin e katit të parë, në Spitalin e Traumës.
Në dhomën ku mbahet i shtruar Aldi Lleshaj nuk ka pacientë të tjerë, vetëm dy punonjësit e Policisë që e ruajnë çdo minutë. Megjithatë, ne arritëm të futeshim në dhomën e tij dhe ta pyesnim për motivet që e shtynë në plagosjen e efektivit të Policisë së Lezhës, Nikolin Gjergji.
Motive, që në fakt as ai vetë nuk i ka të qarta dhe nuk di të na i thotë.
“Nuk e di as vetë pse e bëra. Në fakt, nuk doja dhe nuk kisha ndërmend ta qëlloja policin. Ishte gjëja e fundit që më vinte ndërmend. Por në një moment, ashtu ma dha truri. Nuk e di pse e bëra”, shprehet 20-vjeçari Lleshaj.
Më pas përmend edhe Italinë, ku mesa duket ka realizuar vjedhje, por nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.
“Isha mësuar në Itali. Atje e kisha më të lehtë. Nuk më ndaloi asnjë polic asnjëherë. Këtu, pas asaj që bëra në Laç, më rrethuan”, shprehet Lleshaj.
Ai e ka marrë tashmë masën e sigurisë nga Gjykata dhe pasi të përfundojë mjekimin, do të transferohet në paraburgim, ku do të qëndrojë pa ndonjë afat të përcaktuar. Megjithatë, deri atëherë, 20-vjeçari si qeli do të ketë një prej dhomave të Spitalit të Traumës. /Panorama/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY