Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq italianin Antonio Abrusci, fitues i tenderit të Bashkisë së Tiranës, për pastrimin e zonës lindore të kryeqytetit. Ai është akuzuar për falsifikim dokumentesh, shkak për të cilin Bashkia e Tiranës ka anuluar tenderin.
Gjatë procedurave të tenderimit, italiani Antonio Abrusci me cilësinë e administratorit ka paraqitur në mënyrë elektronike të dhëna të falsifikuar pranë Komisionit të vlerësimit të ofertave në Bashkinë e Tiranës për tenderin e pastrimit të zonës lindore të kryeqytetit. Ai ka falsifikuara vitin e prodhimit për 12 mjetet e rënda që përdoren për pastrim dhe transport të mbeturinave.
Ka falsifikuar aktin e kontrollit teknik të këtyre mjeteve si dhe nuk kishte paraqitur siguracionet e tyre. Pavarësisht të gjithë këtyre procedurave, Bashkia e Tiranës e ka shpallur fitues të tenderit me vlerë 1 miliard e 200 milionë lekëve të vjetra.
Por, pas shpalljes së fituesit, ka qenë një nga kompanitë konkurente në tender, e cila është ankuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike dhe Ministrisë së Transporteve. Këta të fundit, pasi kanë verifikuar procedurat dhe shkresat e dorëzuar nga kompania Ecologica kanë konstatuar falsifikimin e tyre, duke bërë njëherazi edhe kallëzim penal.
Sipas akuzës, italiani Antonio Abrusci sapo ka mësuar për kallëzimin penal ndaj tij, është larguar drejt Italisë duke ju shmangur drejtësisë shqiptare.
Nga ana tjetër, kompania Ecologica rezulton se në fillim të vitit 2016 veç Bashkisë së Tiranës, është shpallur fitues i tenderit edhe për pastrimin e qytetit të Kavajës. Por me nisjen e hetimeve dhe dërgimin e të pandehurit Abrusçi në gjyq, si Bashkia e Tiranës ashtu edhe ajo e Kavajës ka anuluar tenderat duke shpallur fituese kompanitë e renditura të dytat në garën e zhvilluar. /ABC Neës/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/