LSI nuk ngutet aspak për të marrë një vendim për fatin e koalicionit me PS.
Petrit Vasili, zëvendësi i Ilir Metës, thotë ka kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të 18 qershorit për vendosur për këtë çështje, pasi sipas tij LSI më parë duhet të shoh se si do funksioni bashkëqeverisja në vitin e fundit të këtij mandati 4-vjeçar.
Vasili është shumë i rezervuar të flas për dështime apo mos realizime të kësaj qeverisje 3-vjeçare, por ajo që mund të ishte shmangur sipas tij nga dhënia me koncesion e disa shërbimeve, në mënyrë të veçantë në shëndetësi.
Në intervistën për TV Klan, Petrit Vasili flet për kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të LSI, Shkëlqim Selami, për shkak se sipas organit të akuzës ai preket nga ligji i dekriminalizimit.
Sipas tij LSI e ka standard të pa negociueshëm atë të distancimit nga çdo i zgjedhur i saj nëse ka shkelur ligjin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/