Bylykbashi: Do të këmbëngulim për votimin elektronik në zgjedhje, pse PS-ja e...

Bylykbashi: Do të këmbëngulim për votimin elektronik në zgjedhje, pse PS-ja e pengon

62
0
Shares

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka theksuar sot para medias rëndësinë e votimit elektronik dhe biometrik në zgjedhjet e 2017-ës, duke nxjerrë në pah avantazhet e këtij votimi që refuzohen nga Partia Socialiste.
“Votimi elektronik dhe biometrik, – tha Bylykbashi, – garanton të reduktohet në mënyrë drastike, shitblerja e votës.
Dihet që paratë e drogës dhe korrupsioni galopant për qindra mijëra euro do të përdoren për të blerë vota. Model ishin zgjedhjet e 2015-ës me një mekanizëm “kirurgjikal” të blerjes së votës ku për çdo qëndër votimi kishte një “agjent shitblerjeje”, një model ky që u adoptua në mënyrë të plotë në zgjedhjet e pjesshme në Dibër. Qindra mijë euro do të përdoren për të blerë votat.
Do të marr shembull atë që nuk është sekret sesi agjentët e partive turren për të marrë kartat e identitetit të zgjedhësve, që janë garancia për të votuar në mënyrë të sigurt.  Por, teknologjia, votimi elektronik, e bën të pamundur për komisionerët të ndërhyjnë në votimin e shqiptarëve.
Ajo që ne propozojmë bën që brenda pak orësh rezultati të shpallet në të gjithë Shqipërinë dhe nëse ka dyshime, të bëhet rinumërim.
Mjaftojnë kaq për çdo shqiptar dhe çdo përfaqësues politik për të kuptuar se nga vjen problemi dhe me këto avantazhe kuptohet pse PS-ja pengon reformën: Paratë janë. Sado të kushtojë, janë të gjitha të rikuperueshme. E vetmja gjë që ata thonë është koha, por zgjedhjet janë standart. Ne do të insistojmë në këtë kërkesë.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY