Akuzoi vjehrrin se i përdhunonte djalin, nis ekspertiza

Akuzoi vjehrrin se i përdhunonte djalin, nis ekspertiza

71
0
Shares

Nis hetimi për dhunimin e dyshuar të djalit 8-vjeçar të Marjan Levantit. Pas dëshmisë së dhënë nga ky i fundit, i cili ka pretenduar se plagosi ish-vjehrrin, ish-vjehrrën e ish-kunatin pasi i dhunonin djalin 7-vjeçar, Prokuroria ka vendosur ta verifikojë këtë pretendim, raporton Panorama.
Për këtë arsye mësohet se grupi i hetimit ka vendosur të kryejë një ekzaminim mjekoligjor te 7-vjeçari, si dhe ta marrë në pyetje atë në prani të psikologut. Gjatë dëshmisë së tij në lidhje me plagosjen e trefishtë, Marjan Levanti ka pretenduar se djali i tij 7-vjeçar keqtrajtohej fizikisht nga ish-vjehrri.
Për këtë arsye, Marjan Levanti pretendon se ka shkuar më datë 23 dhjetor 2016 te shtëpia e prindërve të ish-gruas dhe ka takuar fëmijët e tij. Pas këtij momenti, ndodhi edhe plagosja e trefishtë.
Sipas Prokurorisë, më datë 23.12.2016, pasdite rreth orës 19:00, në rrugën Ilmi Aver, në Tiranë, Marjan Levanti (bashkëshorti i shtetases Eleni Levantit), i cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët (djalë e vajzë, të moshës 7 e 3 vjeç), për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesën e së shoqes e cila jetonte në shtëpinë e të atit, Ferit K. (një ndërtesë private 4-katëshe), dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë.
Pasi Eleni Levanti u kthye në banesë dhe u përball me ish-burrin, ajo kërkoi ndihmën e familjarëve të cilët ndërhynë. Nga ngjarja mbetën të plagosur babai, nëna dhe vëllai i saj, si pasojë e goditjeve me thikë nga Marjan Levanti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY