Një i ri ka humbur jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, ndërkohë nëna e tij mbeti e plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Bishnicë të Korçës.
Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në Bishnicë të Mokrës dhe viktimë është një i ri 30-vjeçar.
“Më datë 26.12.2016, rreth orës 23:00, jemi njoftuar se në fshatin Bishnicë (Mokër) ka rënë zjarr, në një banesë. Drejt vendngjarjes u nisën shërbime të Policisë dhe Zjarrfikësja. Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur shtetasi I.E rreth 30 vjeç- njofton policia.
Sipas saj, ka marrë dëmtime trupore nëna e tij shtetasja B.E, e cila u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/