Zbulohet autori i atentatit ndaj biznesmenit në Shkodër

Zbulohet autori i atentatit ndaj biznesmenit në Shkodër

60
0
Shares

Policia e qytetit verior ka identifikuar autorin e plagosjes së Syrri Mehmetajt dje në mesditë dhe ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja.
Sipas bluve të Shkodrës, autori i plagosjes së Syrri Mehmetajt është S.D. 29-vjeç dhe ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm që kanë pasur.
Autori e ka pasur në objektiv dhe e ka plagosur Syrri Mehmetajn me silenciator me dy plumba në momentin që po lëvizte me makinë me gruan, ndërsa ka qenë kjo e fundit që e ka dërguar në spital.
Autori është identifikuar në bazë të pamjeve filmike të cilat janë sekuestruar.  Autori është nisur me automjetin tip “Mercedez Benz” me targë AA 888 AT dhe ka qëlluar në drejtim të Syrri Mehmetajt i cili po lëvizte me automjetin tip “Benz” me targë AA 031 NL.
29-vjeçari që është shpallur në kërkim, e ka qëlluar nga makina e tij në xhamin e parë të automjetit duke e lënë të plagosur.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.
Mehmetaj është një emër i njohur, pasi sapo ishte liruar nga burgu ku ka vuajtur dënimin për plagosje.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 26.12.2016, rreth orës 11:50 nga Spitali Rajonal Shkodër, jemi njoftuar se kishte shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër.
Menjëherë nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nga të dhënat paraprake u identifikua vendi i ngjarjes i cili ndodhej në afërsi të hotel “Argenti” në Shkodër, ku në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga deklarimet e marra të dëshmitarëve të pranishëm në vendin e ngjarjes, rezulton se i dëmtuari në një lokal në afërsi të sheshit “Isa Boletini” Shkodër, është kontaktuar jashtë ambienteve të lokalit më një shtetas.
Nga veprimet e shpejta proceduriale, shërbimet e D.V.P-Shkodër, në bazë të pamjeve filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumentuan faktin se në drejtim të vëndit të ngjarjes, autori i dyshuar është nisur me automjetin tip “Mercedez Benz” me targë AA 888 AT, ku dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në drejtim të shtetasit S.M. i cili po lëvizte me automjetin tip “Benz” me targë AA 031 NL, ku nga kqyrja e mjetit janë evidentuar dëmtime të shkaktuara me armë zjarri në xhamin e parë.
Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi:
* S.D. 29 vjeç, banues në Shkodër.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY