Vrasja e Arditit, pas 5 muaj hetimesh Prokuroria i kërkon Policisë të...

Vrasja e Arditit, pas 5 muaj hetimesh Prokuroria i kërkon Policisë të bëjë detyrën e saj

69
0
Shares

Ndërsa kanë kaluar gati 5 muaj nga vrasja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, brenda landfillit të Sharrës, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka një vendimmarrje për përgjegjësit e këtij krimi.
ABCNews, raportoi sot se kjo prokurori i ka deleguar shtatë detyra të ndryshme policisë së shtetit me qëllim sigurimin e disa provave shtesë, dëshmive dhe veprime tjetra hetimore, në dosjen e çështjes për zbardhjen e vrasjes dhe gjymtimit të 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.
Ndër këto detyra konkrete për oficerët e policisë gjyqësore, prokurori Julian Zonja, ka caktuar marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ndodheshin në landfill natën e vrasjes apo edhe të afërm të 17-vjeçarit, të cilët nuk janë pyetur ende deri më sot.
Veç kësaj, është kërkuar edhe verifikimi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për punonjësit që kompania 3R (e cila menaxhonte landfillin) kishte të deklaruar, pasi zyrtarisht prokuroria ende nuk është njohur.
Gjithashtu, burimet nga prokuroria thonë se janë në pritje edhe të ekzaminimeve të tjera të ekspertëve kriminalistikë apo atyre të mjekësisë ligjore.
Me ardhjen e këtyre materialeve shkresore, dosja pritet të dërgohet në gjyq, ku i vetmi që deri tani do të përgjigjet për vdekjen e Gjoklajt, është shoferi i eskavatorit, Edmond Kollari, që ndodhet i arrestuar. Ndërsa për akuza të tjera, do të gjykohen administratori i kompanisë 3R, Edurim Teqja, i shpallur në kërkim dhe përgjegjësi i turnit gjatë natës së ngjarjes, Dëfrim Hakrama.
Burimet thanë se hetimi ndaj zyrtarëve të bashkisë është veçuar dhe janë duke u verifikuar procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për krijimin e shoqërisë ECO TIRANA, e cila më pas, me firmën e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në formën e marrëveshjes, i ka kaluar kompanisë 3R administrimin e landfillit të Sharrës, e cila merrej me selektimin e mbetjeve.
Ngjarja për të cilën prokuroria po vazhdon hetimet, ka ndodhur në fillim të muajt gusht të këtij viti dhe ende dosja pritet të plotësohet. Me gjetjen e trupit të Gjoklajt, është konstatuar se i riu punonte jashtë çdo rregulli ligjor në kapanonin e landfillit të Sharrës dhe se ai mund të ketë qenë në gjumë, në kohën kur ekskavatori që bënte grumbullimin dhe sheshin e mbetjeve e ka goditur duke i sjellë vdekjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY