VIDEO LAJM/ Mashtrimi, Erion Veliaj në fushatë premtonte zero ndërtime, sot premton...

VIDEO LAJM/ Mashtrimi, Erion Veliaj në fushatë premtonte zero ndërtime, sot premton kulla të larta në Tiranë

108
0
Shares

Kur bashkia e Tiranës po përgatitet të kalojë Planin e ri rregullues që parashikon ndërtimet në lartësi, është mirë të kujtohet si si i ka kërkuar votat e qytetarëve Erion Veliaj. Ai ka premtuar zero leje ndërtimi në ish kufijtë e kryeqytetit të vjetër para ndarjes teritoriale.
Në 9 qershor 2015 ai ka paraqitur projektin e tij në studion e “Opinion” ku ka mbrojtur tezën se me nënshkrimin e tij nuk do jepen leje ndërtimi gjatë mandatit të parë. Ai ka folur për një qytet të mbingopur. Ai është shprehur kundër manisë për të ndërtuar pallate në qendër, ai ka folur për zgjatje 4 vjeçare të moratoriumit. Ai madje ka shprehur edhe ambicien e tij.
“Dua të mbahem mend si një njeri që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate”.
(Video e parë poshtë).
Të gjitha këto premtime bëhen më të prekshme tani që Erion Veliaj ka folur për ndërtime në lartësi “për të ruajtur tokën”, duke justifikuar me këtë mënyrë lejet e reja të ndërtimit.
(Video e dytë poshtë).. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY