Të 10 banorët e fshatit Zharrëz në Fier kanë lënë grevën e urisë pasditen e së martës.
Kjo erdhi pasi u njoftuan nga deputetë të Fierit dhe kryetari i njësisë administrative për vendimin e marrë nga qeveria për ngritjen e një komisioni ndërministror që të nisin hetimet për shkaqet e lëkundjes së tokës.
Prej një jave banorët ishin në grevë urie.
Fshati Zharrëz i Bashkisë së Patosit është në epiqendrën e lëkundjeve të tokës për të cilat banorët akuzojnë kompanitë naftë nxjerrëse. Këto të fundit dyshohet se për të përfituar sasi të mëdha nafte në kohë të shkurtër kryejnë operacione në thellësi të mëdha duke shkaktuar shpërthime nëntokësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/