Parandalohet vrasja në Velipojë. Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 60 vjeçarin Luigj Dashi, pasi ky i fundit në qëndër të fshatit Gosmiqe e Re, pas një konflikti të çastit ka kanosur me armë zjarri shtetasin me inicialet P.M.
Ky shtetas dyshohet se për shkaqe të dobëta ka kanosur me armë zjarri shtetasin P.M, banues në Velipojë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Luigj Dashi u gjet një armë zjarri automatike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material thuhet ne komunikanten e Policise.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale Kanosja dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë e luftarake dhe e municionit parashikuar nga nenet 84 e 278 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/