Sot në orën 11:00, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar dhe vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprejen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahirit, dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.
Mandati i tre të zgjedhurve është vlerësuar nga Prokuroria e Përgjithshme në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kanë deklaruar në formularët e vetëdeklarimit dënime dhe vepra penale që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të Bashkimit Europian.
Vendimarrja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pritet të jetë e vështirë dhe nën debate të shumta.
Kryetari i KQZ-së, Denar Biba, disa ditë më parë në një reagim për Ora Neës tha se duke qenë se ky është rasti i parë i realizimit praktik të rregullimeve që ka parashikuar ligji për dekriminalizimin, vendimarrja do të përcaktojë precedentin, i cili do të ndiqet edhe me raste të tjera të mundshme, duke garantuar se institucioni i drejtuar prej tij do të analizojë me kujdesin maksimal çdo detaj ligjor.
Për miratimin e kërkesës së Prokurorisë, për heqjen e mandatit të të zgjedhurve 4 nga 7 anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duhet të votojnë pro.
Rendi i dites
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 27.12.2016, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Shkëlqim Selami, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionarin publik Z.Dashamir Tahiri, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/