Zbulohet pjata, me të cilën ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputeti Sadri Abazi, qerasën sot mësuesit e Kamzës, në drekën për Vitin e Ri.
Pjata përmbante patate furre, një shufër sallami, dhe një thelë mish, e cila anonte më shumë nga dhjami e kocka… Pjatës nuk i mungonte edhe një fetë limoni.
Ndërsa deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar pjatën, ai ka ironizuar me menynë e zgjedhur për të uruar mësuesit, duke e cilësuar ata një “tallje gjigante”.
“Ja dhe pjata live, me të cilën Rama sot me ministrat e tij të Arsimit e Brendshëm, bashkë me Sadriun, uruan mësuesit për Vit të ri!
Tallje gjigante mund ta quash, por secili diçiturën ta vendosë vetë.
Shih e shkruaj!”, shkruan në “Facebook”, Luçiano Boçi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/