Deputetët e PD takojnë grevistët e Zharrëzës: Gjendja shëndetësore e rënduar, qeveria...

Deputetët e PD takojnë grevistët e Zharrëzës: Gjendja shëndetësore e rënduar, qeveria të reagojë menjëherë

67
0
Shares

Deputetët e Partisë Demokratike, Bedri Mihaj dhe Kozma Dashi ishin sot pranë banorëve të Zharrëzit që janë futur në grevë urie, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemer e rënda që kanë shkaktuar në këtë zonë punimet e Bankers. Deputetët Mihaj dhe Dashi rikonfirmuan mbështetjen për kërkesat e banorëve dhe kërkuan që qeveria të reagojë menjëherë e të ofrojë zgjidhje pasi gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar.
“Greva e urisë është një sakrificë sublime që e bën kushdo që i futet një rruge të tillë demonstrative për të zgjidhur hallet kur janë diskutuar shumë herë, nuk kanë gjetur zgjidhje, dhe është veprimi i fundit që bëjnë qytetarët. Duke qenë se është një sakrificë sublime, natyrisht që priten probleme shëndetësore. Pesë persona kanë qenë në spitalin e Fierit, ata kanë marrë ndihmën e nevojshme, u është dhënë mjekim ambulator dhe katër janë rifutur, ndërsa një është ende në spitalin e Fierit. Nëse problemet e tyre nuk do të zgjidhen, këta do të vazhdojnë, e kanë bindje që do ta vazhdojnë grevën e urisë dhe rreziqet për jetën bëhen evidente. Në këtë aspekt, i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit, si deputet i qarkut të Fierit, që duhet patjetër ti futet seriozisht problemeve që ka kjo zonë sepse janë probleme që rrezikojnë jetë njerëzish, rrezikojnë pronat e tyre, rrezikojnë të ardhmen e tyre”, u shpreh deputeti Mihaj.
“Nuk është herë e parë që jemi këtu. Shqetësimi i banorëve, siç e kemi thënë në deklaratë që ne si deputetë lançuam, e cila sot me kërkesat e banorëve të Zharëzës, e kemi çuar në tryezën e kryeministrit, pas takimit të parë. Qeveria ka detyrimin dhe tagrin të bëjë hapin e radhës, të mos braktisë këta njerëz në hallin e tyre, por të shikojë ato pika dhe t’i zgjidhë. Nuk ka transparencë deri tani, por mund të them se ka një sens arrogance, sepse koha ikën, këta janë në situatë shumë të vështirë shëndetësore dhe krijohet ideja se askush nuk po interesohet. Po krijohet ideja se më shumë po politizohet se sa zgjidhet halli. Se a është fenomen natyror, apo po e shkakton njeriu, qeveria duhet ta zgjidhë. Ne kemi kontaktuar me Institutin e Gjeoshkencave me drejtues dhe kemi përsëritur, përse i paguan shteti këto megastruktura dhe nuk arrin të japë një përgjigje të qartë, pa ekuivokë, ashtu si në deklaratë. Tani jemi të shqetësuar për situatën e njerëzve këtu dhe të vijnë përfaqësues nga qeveria për të zgjidhur problemin e jo vetëm për fjalë. Deri tani nuk ka përgjigje nga qeveria dhe nuk ka transparencë”, tha deputeti Kozma Dashi.
Banorët e Zharrëzit janë në ditën e 7 të grevës së urisë. Punimet e Bankers kanë prishur banesat e tyre dhe e kanë bërë jetën të pamundur. Banorët kërkojnë dëmshpërblim dhe hetim të kontratës për punimet që bën kompania.
fier, deputetet pd grevistet e urise zharrez

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY