VENDIMI/ Kush ka makinë të para vitit 2000, nga 1 korriku 2017...

VENDIMI/ Kush ka makinë të para vitit 2000, nga 1 korriku 2017 s’do ta ketë më

83
0
Shares

Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standardit “euro 3” brenda korrikut të vitit të ardhshëm.
Gazeta Panorama zbardh projektvendimin e përgatitur nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Ekonomisë për përcaktimin e kushteve të importit të makinave dhe vendosjen e limiteve të shkarkimit, sipas standardit euro për mjetet aktuale që janë në qarkullim.
Në nismë propozohet që brenda 1 korrikut të 2017-s, të gjitha makinat e prodhuara para vitit 2000 që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standardin “euro 3”, raporton Panorama.
Përgjegjësinë për plotësimin e standardit “euro 3” e mban pronari i makinës, në këtë rast kostoja do të paguhet prej tij. Projektvendimi është në përputhje me angazhimet dhe objektivat e qeverisë për uljen nivelit të ndotësve të gaztë që shkarkohen në ajër.

 

Makinat ekzistuese

Projektvendimi përcakton se makinat ekzistuese në qarkullim, shkarkimet e të cilave u përkasin standardeve “euro 1” (viti i prodhimit 1993) dhe “euro 2” (viti i prodhimit 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit “euro 3”, brenda datës 1 korrik 2017.
Sipas draftit, qytetarëve që disponojnë një mjet të kategorisë “euro 1” dhe “euro 2” të prodhuara deri në vitin 2000, do t’u lihet kohë deri në muajin korrik të 2017-s të përshtatin makinën e tyre sipas standardit “euro 3” që kërkohet.
Për këtë shkak, nëse një qytetar disponon një makinë, qoftë me benzinë apo me naftë, që i përket standardit “euro 1” dhe Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standardit “euro 3” brenda korrikut të vitit të ardhshëm. “euro 2”, duhej të marrë masa për instalimin e katalizatorëve apo filtrave që makina e tij të përshtatet me standardin “euro 3” që kërkohet.
Në rast të kundërt, drafti përcakton që makina e tyre nuk do të kalojë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe do të ndalohet të qarkullojë.
“Ngarkohen institucionet e kontrollit teknik të mjeteve motorike të mos lejojnë përdorimin mjeteve ekzistuese në qarkullim, të cilat pas datës 1 korrik 2017 nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në vendim”, thuhet në relacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY