Tre ditë pas incidentit të ndodhur në qytetin e Korçës, ku një qytetar pretendon se u dhunua nga policia dhe garda pas deklaratave drejtuar kryeministrit Rama, ka reaguar Policia e Shtetit. Në një reagim ekskluzivisht për “BalkanËeb”, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai sqaron ngjarjen, duke u shprehur se ndaj 53-vjeçarit Niko Dinko nuk është ushtruar dhunë, por është këshilluar.
“Nisur nga disa shkrime te publikuara në portalet on-line, ku pretendohet se një qytetar në qytetin e Korçës, është dhunuar e goditur në automjetin e Policisë nga Shefi i Seksionit të Rendit, në Komisariatin e Policisë Korçë, Mariglen Jaçellari, ju informojmë se:
Më datë 24.12.2016, rreth orës 13:20, gjatë vizitës që Kryeministri ka kryer pranë ‘Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar’ në qytetin e Korçës, një qytetar konkretisht shtetasi Niko Dinko nga ana tjetër e rrugës, (në trotuar) filloi të bërtasë e të përdorë fjalë fyese në drejtim të Kryeministrit, duke u bërë shqetësim për pjesëmarrësit e tjerë.
Në këtë moment, drejt qytetarit janë afruar shërbimet e Policisë dhe shoqëruesit e Kryeministrit të cilët e kanë këshilluar qytetarin, që të mos vijonte me këtë sjellje e të mos bërtiste.
Theksojmë se ky shtetas nuk është dhunuar nga asnjë punonjës Policie dhe as nuk është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë”, thekson zëdhënësi i Policisë.
Por 53-vjecari Niko Dinko thotë se teksa ka parë kryeministrin Rama që po shkonte drejt Muzeut të Artit Mesjetar, i është afruar dhe ka hedhur parulla kundër qeverisjes së tij, duke shprehur mbështetje për Ben Blushin. Por pas kësaj, ai thotë se e kanë futur forcërisht në një mjet policie, dhe e kanë dhunuar.
Dinko akuzon shefin e Rendit të Komisariatit të Korçës, Mariglen Jacellari, se e ka dhunuar dhe goditur pa asnjë shkak të ligjshëm.
Këto akuza ai i ka përsëritur edhe me zë e figurë, në një video që kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka publikuar në rrjetin social “Facebook”.
Për më shumë mund të ndiqni edhe …
VIDEO/ Taksisti rrëfen si e dhunuan gardistët e Ramës dhe përse thirri “Blushi do të hajë kokën”
/web/VIDEO_Taksisti_rrefen_si_e_dhunuan_gardistet_e_Rames_dhe_perse_thirri_Blushi_do_te_haje_koken_31265_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/