RAPORTI & SKEMA/ KLSH: Erion Veliaj favorizon kompanitë e autobusëve, ja si...

RAPORTI & SKEMA/ KLSH: Erion Veliaj favorizon kompanitë e autobusëve, ja si u abuzua me rritjen e çmimit të biletës

77
0
Shares

Inspektorët e KLSH-së kanë zbuluar se kryebashkiaku i Tiranës ka braktisur tërësisht interesat e qytetarëve dhe po favorizon biznesmenët e transportit publik në Tiranë.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit
 (kliko këtu), pasi ka audituar dokumentacionin e bashkisë ka konstatuar se kryebashkiaku Veliaj ka eliminuar çdo mundësi për ndëshkimin e kompanive të autobusëve, në rastet kur ato ulin cilësinë e shërbimit.
Si funksionon skema?
Kryebashkiaku Erion Veliaj fillimisht ka nxjerrë një urdhër ku thotë se vlerësimi i shërbimit të këtyre kompanive do të bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi. Por formula konkrete e pikëve, nuk është hartuar kurrë dhe siç konstaton raporti i KLSH-së, sot nuk ekziston asnjë mënyrë për t’u kërkuar llogari këtyre kompanive.
“Sistemi i pikëzimit që parashikohet në Urdhëresë, tek i cili mbështetet edhe kushti për një shërbim të vazhdueshëm dhe me cilësi, nuk ekziston. Për pasojë edhe ky kusht i vendosur në Urdhëresën me nr. Prot. 774 nuk është i vlefshëm. Operatorët nuk kanë asnjë arsye për t’iu trembur heqjes së licensës në rast se cenohet cilësia e kërkuar e shërbimit”, shkruan raporti i KLSH-së.
Një tjetër gjetje e audituesve lidhet dhe me vendimin e Bashkisë së Tiranës për të rritur çmimin e biletës së transportit urban. Sipas KLSH-së, rritja e çmimit ka qenë arbitrare dhe në mungesë të përllogaritjeve apo të një formule.
Veliaj ka vendosur të rrisë çmimin e biletës dhe kaq. Ai nuk e ka pasur fare haberin se cili është rendimenti dhe kostot e këtij biznesi, nuk ka bërë asnjë studim fizibiliteti, vendimi është marrë në mënyrë krejt të njëanshme.
“Kur i kërkuam DTTRr përllogaritjen e saktë të formulës së prezantuar në relacionin e VKB nr. 66 datë 30. 12. 2015, morëm përgjigjen finale se nuk është marrë në konsideratë as norma e inflacionit e deklaruar zyrtarisht e as një formulë paraprake. DTTRr konfirmon se kjo rritje çmimi prej 33% është bërë në masa emergjence.
Për pasojë, rritja e çmimit të biletës së urbanit në linjat qytetëse është e pabazuar. Duke qenë se transporti urban përdoret nga masa e popullsisë dhe përdoruesit e këtij shërbimi përbëjnë afërsisht 36% të popullsisë, … është një vendim i gabuar dhe prek në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik të qytetarëve”, shkruan raporti i KLSH-së,
bt2Pak më tej raporti bën dhe zbulimin më të rëndësishëm. Veliaj jo vetëm që ka asgjësuar mundësinë për të penalizuar kompanitë private, jo vetëm ka rritur çmimin e biletës në mënyrë arbitrare, por rezulton se plani zyrtar i bashkisë për transportin  urban, është tërësisht pa lidhje me projektet e zhvillimit të Tiranës.
Në planifikimin që Veliaj i bën transportit urban, vërehen gafa që shkojnë deri tek numërimi i gabuar i numrit të unazave të qytetit.
“Vihet re se Projekti për Planin Tematik Urban të Tiranës, edhe pse duhet të jetë në përputhje me parashikimet e Planit të Përgjithshëm Vendor, ka diferenca me të përsa i përket pikës së Rrugëve dhe Transportit Urban:
Plani i Përgjithshëm Vendor thekson se do jenë vetëm 3 unaza për qytetin e Tiranës. Ndërsa Projekti për Planin Tematik Urban të Tiranës thekson nevojën e 5 unazave”, zbulon KLSH-ja.
Më tej KLSH-ja shton …
“Nuk mund të diskutojmë mbi nivelin e parametrave të performancës nëse kemi mospërputhje të objektivave strategjikë të përcaktuara në Planin e Përgjithshëm Vendor me strategjinë e detajuar në Projektin për Planin Tematik Urban të Tiranës, në kushtet kur ky i fundit duhet të jetë plotësisht i bazuar në Plan”.
Ky zbulim i KLSH-së provon se Bashkia jo vetëm ka favorizuar bizneset e transportit urban duke goditur interesat e qytetarëve, por dhe planifikimet që Bashkia bën për të ardhmen, bazohen në projekte krejt fiktive dhe abuzive.
erion veliaj pret autobusin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY