Personi që pozon në krah të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri një vit më parë u arrestua nga policia e shtetit.
Ermal Myrto me profesion mësues, u arrestua një vit më parë së bashku me 6 persona të tjerë pas një hetimi 6 mujor të policisë së Tiranës, shkruan lapsi.al.
Myrto, 26 vjec, u arestua për falsifikim të dokumenteve për tregtimin e vajrave lubrifikantë. Në bashkëpunim me administratorët e një firme të njohur si “Alba sh.a.” këta persona falsifikonin marka të njohura si “Shell” apo “B&P” duke hedhur në tregun vendas vajra të falsifikuara. Sipas policisë Ermal Myrta, ushtronte ndikim të paligjshëm për legalizimin e një objekti në favor të subjektit “Alba sh.a”. “Gjatë kontrollit në Laboratorin e Inspektoriatit Qëndror Teknik të Naftës dhe Gazit Tiranë dhe në Laboratorin e Forcave të Armatosura Tiranë, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, fletët e analizave të përpiluara nga subjekti “Alba sh.a”- thuhej në deklaratën e policisë. Një vit më pas 26-vjeçari ka mundësinë të pozojë në krah të ministrit të Brendshëm. Ai është emëruar së fundmi si mësues i Edukimit Fizik në një shkollë në Vaqar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/