Partia Demokratike shprehu sot shqetësimin e thellë për gjendjen shendetësore të banorëve të Zharrësit, që prej 6 ditësh janë futur në grevë urie në shenjë proteste për dëmtimet e mëdha që kanë pësuar banesat e tyre prej punimeve të Bankers.
Në një deklaratë të PD bërë në orët e mbrëmjes së të hënës, ndërsa përkrah kërkesat e banorëve, Partia Demokratike i kërkon qeverisë të dëgjojë zërin e tyre, të reagojë e të mos dënojë me indiferencë grevën e urisë së banorëve të Zharrësit.
“Kërkesat për dëmshpërblim dhe hetim për zbatimin e kontratës janë të arsyeshme dhe qeveria duhet menjëherë të ofrojë zgjidhjen.
Deputetët e Partisë Demokratike e kanë ngritur këtë cështje në të gjitha instancat deri më tani, por kanë hasur në shurdhërinë e qeverisë dhe Edi Ramës.
Partia Demokratike kërkon reagimin me urgjencë të qeverisë përpara se dëmet në Zharrës dhe të banorëve atje të bëhen edhe më të mëdha e tragjike”, thuhet në deklaratën e PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/