Një vajzë shqiptare në Athinë, vetëm 12-vjeçare ka përjetur tmerr kur një burrë pakistanez i hyri në banesë dhe tentoi ta përdhunojë.
Ngjarja ka ndodhur dje në një lagje të Athinës dhe u denoncua nga familjarët e vajzës, e cila ishte e vetme në banesë kur i huaji hyri me forcë.
Mediat greke shkruajnë se pakistanezi rreth 35-vjeç përfundoi në pranga. Ai ishte futur në shtëpinë e 12-vjeçarjes shqiptare, pasi e dinte se ajo në atë moment ka qenë e vetme.
Vajza e gjetur në befasi ka filluar të ulërasë e të kërkojë ndihmë, ndërkohë që është munduar të mbrohet duke e gervishtur në fytyrë pakistanezin.
Autori u largua, por ndaj tij u bë denoncimi dhe policia mundi ta prangosë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/