Kujdes mos bini pre e “depresionit” dimëror

Kujdes mos bini pre e “depresionit” dimëror

109
0
Shares

Trishtimi dimëror është një lloj depresioni që në Hemisferën Veriore ndodh pikërisht në stinën e dimrit. Zakonisht mund të fillojë në vitet e adoleshencës (nuk përjashtohen fëmijët) ose edhe në moshën e rritur dhe prek më shumë gratë sesa burrat. Madje, sipas studimeve të ndryshme, gratë e përjetojnë më fort trishtimin dimëror, kur janë tek të tridhjetat. Më pas, me kalimin e viteve, simptomat zbehen. Personat që përjetojnë trishtimin dimëror ndiejnë humbje të energjisë, të interest dhe të përqendrimit, dëshirë për të fjetur më gjatë dhe për të qendruar vetëm, lodhje, shtim të oreksit dhe urisë, etj. Më të rrezikuar janë personat që jetojnë në vendet me dimër të gjatë dhe ekspozohen më pak ndaj diellit. Simptomat shfaqen gradualisht në muajt e fundit të vjeshtës dhe fillimin e muajve të dimrit.

“Çdo vit, me ardhjen e dimrit, meqënëse punoj 8-10 orë në ditë, dal nga shtëpia në errësirë dhe kthehem po në errësisë, gjë që ndikon shumë në humorin tim. Ndihem më e lodhur, më mungon durimi dhe madje, sado të përpiqem, nuk arrij të jem e komunikueshme sa duhet me të tjerët” – thotë Mona, një 34-vjeçare nga Tirana. Trishtimi dimëror është karakteristik për vendet nordike, Britaninë e Madhe, Amerikën e Veriut, etj., ku ekspozimi ndaj dritës së diellit është më I paktë e shpeshherë i mangët. Sipas të dhënave, këto vende numërojnë përqindjen më të lartë të të prekurve prej tij. Sipas psikologes Efigena Kabili, fakti që kjo formë depresioni është më e rrallë dhe e përcaktuar në kohë, nuk do të thotë se duhet anashkaluar apo lënë pas dore, pasi shpesh trishtimi dimëror mund të shoqërohet nga episode depressive madhore, ku mërzitja dhe humbja e interest apo kënaqësisë janë më të forta dhe ndikojnë dukshëm në funksionimin dhe aktivitetin e përditshëm të njeriut.

Nga se shkaktohet trishtimi dimëror?
Rezultate imazhesh për winter depresion

Pjesa më e madhe e studiuesve besojnë se problem lidhet pikërisht me këtë, pra me mënyrën se si trupi reagon ndaj dritës së diellit. Drita, e cila depërton përmes syrit, shkakton ndryshime në nivelet hormonale të trupit. Ajo shërben për të ndaluar apo frenuar

prodhimin e hormonit të quajtur Melatonin (të njohur ndryshe si hormoni i gjumit), duke nxitur kështu zgjimin. Ndaj, kur ajo pakësohet, zgjimi bëhet gjithnjë dhe më i vështirë, duke shkaktuar letargji dhe simptoma të depresionit. Pakësimi i dritës së diellit, duke çrregulluar ciklin gjumë-zgjim, bllokon në të njëjtën kohë prodhimin e serotoninës, hormonit përgjegjës për humorin. Stresi është një faktor tjetër i rëndësishëm./Living

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY