Krimet e Rënda lënë në burg Marjan Levantin

Krimet e Rënda lënë në burg Marjan Levantin

86
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “arrest me burg” për Marian Levantin.
Marian Levanti vetëm pak ditë më parë plagosi me thikë të tre persona dhe më pas shfaqi pendesë për këto akte.
Ai  plagosi me thikë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin e tij në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë. Në dëshminë e tij në polici, ai ka deklaruar se shkak i veprimeve të tij është vërë familja e ish-gruas që nuk e lejonte të takohej me ish-bashkëshorten e tij. “Ata më ndanë nga gruaja. Nuk më linin të takoja Elonën, i mbushën mendjen dhe asaj. Më ndaluan të takoja fëmijët pasi dola nga burgu. Për një gabim në 2013-ën më thonin “Kriminel” dhe “Burgaxhi”, është shprehur ai.
Po kështu autori Levanti ka tentuar të vrasë veten në ambjentet e paraburgimit. Ai ka prerë në rripa batanijen e cila i shërbente për tu mbuluar dhe ka tentuar të varë veten. Më pas e ka lidhur atë në hekurat e dritares së burgut. Ai është pikasur nga roja i burgut, i cili ka mundur të parandalojë në kohë ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY