George Michael e kapën në një banjo publike duke bërë seks me...

George Michael e kapën në një banjo publike duke bërë seks me homo

649
0
Shares

Në vitet e fundit të jetës, George Michael nuk ishte aspak i ndrojtur për të folur hapur për prirjet e tij seksuale.

Por, nuk ndodhte kështu para se ylli i muzikës pop të bënte të ditur se ishte homoseksual.

Në prill të vitit 1998, George Michael u ka duke kryer akte seksuale në një banjë publike në Beverly Hills nga një polic i kamufluar.

Për këtë incident, ai u gjobit me 500 paund dhe me 80 orë punë shërbim në komunitet.

Por, ndëshkimi i vërtetë erdhi nga shtypi dhe reagimi i opinionit publik.

Pavarësisht kësaj, pas incidentit, ai nuk e mbajti të fshehtë lidhjen me biznesmenin amerikan, Kenny Goss.

Fshehja e prirjes së tij seksuale për shumë vite çoi në rëndimin e gjendjes së tij mendore.

Kur ishte 19 vjeç ari e pranoi një gjë të tillë para motrës së tij dhe miqve të ngushtë, por u këshillua që të mos ia tregonte prindërve.

Këngëtari u prek nga një depresion i ashpër pas vdekjes së partnerit të tij Anselmo Feleppa në vitin 1993 nga një sëmundje e lidhur me Aids. Pas një periudhe të shkurtë ai humbi dhe nënën.

Më vonë ai tregoi se nuk e bëri publike prirjen e tij seksuale për shkak se nuk donte të zemëronte nënën e tij, e cila ishte shumë e frikësuar se nëse ishte homoseksual do të ishte i rrezikuar nga Aids.

Në intervistat e mëvonshme, Michael gjithashtu tha se me këtë veprim donte që të mbronte nënën e tij nga dhimbjet e kokës. Dhe pikërisht, prirja e tij seksuale u pranua publikisht vetëm pas vdekjes së saj kur këngëtari ishte 34 vjeç.

Këngëtari vdiq ditën e Krishtlindjes, në moshën 53 vjeç dhe dyshohet se kjo erdhi nga mos funksionimi i zemrës.

Në foton e fundit të shpërndarë pak orë para vdekjes së tij, ikona e muzikës dukej i lodhur dhe i mbufatur.pergaditi panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY