Një i ri i shpallur në kërkim pas denoncimit se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur pa dëshirën e saj, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
L.L., 18 vjeç, banues në Elbasan, u vu në pranga ditën e djeshme. Gjatë periudhës shtator-dhjetor, dyshohet se i riu ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e 13-vjeçares P.S., banuese në Elbasan.
Raportohet se dy të rinjtë të cilët jetonin në të lagje kishin qenë të lidhur me njeri tjetrin dhe ishin ndarë prej pak kohësh.
E mitura ka bërë denoncim në polici ndaj 18-vjeçarit duke e akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë pa dëshirën e saj.
Në bazë të hetimeve të kryera u bë arrestimi i të dyshuarit nën akuzën e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/