Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e papritur nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Bujar Lako.
Në një mesazh ngushëllimi në Facebook, Berisha e cilëson “princ të skenës dhe të filmit” aktorin Bujar Lako.
Mesazhi i ngushëllimit i Sali Berishës:
Ndahet nga jeta Bujar Lako, njeri prej artisteve me te shquar te kombit dhe nje personalitet i mirenjohur!
Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te Bujar Lakos, njerit prej aktoreve te skenes dhe filmit me te medhenj, me te talentuar dhe me te dashur per publikun shqiptar, arti, kultura, bota jone shpirterore jane ne dhimbje dhe zi te vertet.
Bujar Lako, princi i skenes dhe filmit shqiptar, me gjenine e tij artistike, interpretimet e tij mahnitese ne dhjetra e dhjetra role kryesore ne skenen e theatrit dhe ne filma te shumte, pushtoi ndofta me shume se kushdo tjeter zemren publikut dhe meritoi vleresimet me te larta brenda dhe jashte vendit.
Me angazhimin e tij ne politike perkrah PD, Bujari i solli politikes shqiptare fisnikeri dhe civilitet.
Me kete rast i shpreh familjes, te afermve, miqve te artistit te pavdekshem ngushellimet e mia me te thella dhe i lutem Zotit qe shpirti i Bujarit te gjeje paqen e merituar! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/