VIDEO/ Grevistët e urisë së Zharrëzës, dëbojnë prefektin e Fierit nga ambientet...

VIDEO/ Grevistët e urisë së Zharrëzës, dëbojnë prefektin e Fierit nga ambientet e ngujimit

59
0
Shares

Grevistët e urisë në fshatin Zharrëz të Fierit kanë dëbuar sot prefektin, nga ambientet ku ata janë ngujuar prej pesë ditësh. Kjo sjellje e tyre e kishte zanafillën, kohë më parë kur prefekti kishte marrë rol negociatori mes komunitetit dhe kompanisë së naftës, Bankers, por i kishte lënë “në baltë” banorët.
Grevistet janë futur në ditën e pestë të grevës urisë dhe nuk tërhiqen nga greva pa u plotësuar kushtet e tyre, të cilat lidhen me ndërprerjen e shpërthimeve të kompanisë Bankers dhe dëmshpërblimin e banesave të tyre të dëmtuara, nga këto shpërthime.
Ndërkohë, mësohet se Renato Pëllumbi një prej dhjetë grevisteve të urisë në Zharrëz mbrëmjen e sotme është dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit.
Lajmi konfirmohet nga grevistet e urisë në Zharrëz si dhe kryeadministratori i njësisë Zharrëz, Arben Semanjaku. Burime informacioni nga Zharrëza pohojnë se edhe grevistë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY