Stokholmi, kryeqyteti që rrezikon të hyjë në Gines, arsyeja e pabesueshme

Stokholmi, kryeqyteti që rrezikon të hyjë në Gines, arsyeja e pabesueshme

224
0
Shares

Ka një arsye të mirë përse kaq shumë qiraxhinj në Stokholm zgjedhin mobilje minimaliste. Në një kryeqytet të mbërthyer nga kriza akute e mungesës së strehimit, të marrësh me vete bagazhe pa fund nga apartamenti në apartament nuk është një gjë e këndshme.
Kryeqyteti suedez mund të jetë një nga destinacionet më të dëshirueshme në planet për të jetuar si shtetas i huaj, por pasi arrin të mbërthesh punën e ëndërrave, të gjesh një vend për të jetuar në qytet, kjo mund të shndërrohet në një mal problemesh. Lista e pritjes në Stokholm për strehimin me qira të kontrolluar është kaq e gjatë saqë po merret në konsideratë për t’u përfshirë në librin e rekordeve  botërore, Gines.
Mesatarisht, kërkohen nëntë vjet që të marrësh të drejtën për të ndërtuar një pronë mbi të cilën vepron ligji për qiranë e kontrolluar, që do të thotë një çmim tavan që nuk lejon pronarët të rrisin shumën e qirasë sipër një niveli të caktuar – e në disa nga lagjet më popullore mund të shkojë deri në dy dekada.
Dhomat në blloqet ekzistuese me qira janë gjithashtu shumë të vështira për t’u gjetur, pasi Suedia ka proporcionin më të lartë të pronave që banohet nga një njeri i vetëm, sesa pothuajse gjithë pjesa tjetër e Europës.
“Është një treg frustrues që po njollos përvojën time të jetesës në një qytet të mrekullueshëm”, thotë një inxhiniere 27-vjeçare e cila u zhvendos në Stokholm nga Grenoble e Francës në vitin 2010.
Stokholmi është kryeqyteti europian me ritmin më të shpejtë të rritjes, falë numrit rekord të emigrantëve, mundësive për rifillim, dhe plus që ka një nga nivelet më të larta të lindshmërisë në kontinent.
Të gjithë këta faktorë kanë bërë që popullsia të rritet me pothuajse një çerek milioni njerëz në vetëm shtatë vjet.
Por, mes rregullave strikte të ndërtimit dhe mungesë të investimeve për disa dekada, qeveritë e njëpasnjëshme kanë dështuar të ndërtojnë mjaftueshëm shtëpi për banorët afatgjatë, e jo më për të sapombërriturit.
Një kompani me seli në Stokholm, Spotify, së fundmi dërgoi një letër të hapur për ligjvënësit duke paralajmëruar se do ta zhvendoste biznesin gjetkë, nëse qeveria nuk vepron shpejt në këtë drejtim. Punonjësit e sapombërritur organizuan edhe një protestë jashtë parlamentit për të apeluar politikanët për ndikimin që ka ngushtica në strehim tek punësimi i talenteve.
Të rinjtë në ndërtim të karrierës janë të detyruar të ndryshojnë shpesh vendqëndrim, e si shumë të huaj, ata hezitojnë të blejnë shtëpinë e tyre për shkak të rritjes së çmimit të pronave me 14 për qind vetëm vitin e fundit dhe dëshirës për të pasur fleksibilitet në ndjekjen e karrierës.
Të huajt që punojnë në Stokholm rrallë mund të mbështeten për strehim në pronat që zotërohen nga punëdhënësit e tyre. Bizneset janë nën rregulla strikte të ndërtimit, të dizenjuara për të ndaluar individët apo firmat nga ndërtimi i blloqeve masive të ndërtimit, dhe shumë pak e zgjidhin problemin duke blerë tokën e tyre.
Por, në Stokholm, ndërsa të sapombërriturit e të gjitha origjinave janë të mirëpritur për t’u bashkuar në këtë radhë të gjatë pritjeje për strehim, ata do të gjejnë përpara rreth gjysmë milioni vendas që presin, një shifër e cila është dyfishuar nga viti 2007 në 2014-ën.
Në teori, tregu i qirave në Suedi është hartuar në mënyrë të tillë që të sigurojë që çdo njeri që nuk zotëron pronë të vetën, të ketë akses në një sistem të përballueshëm strehimi me qira që ka një tavan, e që mundësohet ose nga këshillat lokalë ose kompani private të miratuara nga shteti. Pasi të kesh në dorë një nga këto të ashtuquajturat “kontrata të dorës së parë”, zakonisht e ke për gjithë jetën. TeSheshi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY