Policia Rrugor paralajmëron: Kujdes për festa, ndëshkimet nuk do të mungojnë

Policia Rrugor paralajmëron: Kujdes për festa, ndëshkimet nuk do të mungojnë

90
0
Shares

Policia Rrugore, tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, çiklistëve por edhe këmbësorëve, për festat e fundvitit. Duke paralajmëruar ndëshkim për shkelësit, Policia Rrugore tërheq vëmendjen se ku duhet të përqendrohet kujdesi gjatë festave të fundvitit.

Paralajmërimi i specialistit të Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Ervi Dervishi.


ervi dervishiSezoni i fundvitit është një sezon i mbushur me festa dhe me plot aktivitete ku nuk mungojnë hareja, organizimet mes miqsh, kolegësh, festat familjare etj, ku për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike,  shpërqendrimit, shkujdesjes së drejtuesve të mjeteve,  jo rrallë herë  jemi përballur me aksidente me pasoja fatale për jetën e përdoruesve të rrugës.
Gjithashtu, ky  është një sezon me një shtim të fluksit të qarkullimit për të gjitha kategoritë e përdoruesve të rrugës.
Jemi sot këtu për të përcjellë një mesazh sensibilizimi për të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim që askush të mos lëndohet dhe askush të mos privohet nga e drejta për të qarkulluar lirshëm dhe pa probleme.
Policia rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë në përdorimin e rripave të sigurimit për vete dhe  për të gjithë pasagjerët në bord.
Gjithashtu të kenë kujdes të veçantë ndaj këmbësoreve dhe çiklistëve.
Të tregojnë mirëkuptim me drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe të mos shfaqin sjelle agresive dhe intolerace ndaj tyre.
Të evitojnë përdorimin e substancave alkoolike si dhe limitet e shpejtësisë së lejuar.
Të mos bëhen shkaktarë dhe burim  aksidentesh për shkak të parakalimeve dhe mos qëndrimit në autokolonë kur ka radhë të gjata trafiku.
Drejtuesit e mjeteve të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit.
Këmbësorët nga ana e tyre të tregohen të vëmendshëm dhe të kujdesen për vete dhe për fëmijët apo të moshuarit që kanë në krah.
Të respektojnë shenjat e punonjësit të policisë si dhe vendkalimet për këmbësoret.
Aty ku vendkalimet  mungojnë, janë të detyruar të presin derisa mjetet t’u japin përparësi atyre.
Çiklistët të përdorin kaskat mbrojtëse për sigurinë e tyre dhe të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor ashtu si të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.
Motoçiklistët e kanë kusht të pa negociueshëm mbajtjen e kaskës mbrojtëse dhe ndërkohë të jenë të kujdesshëm në respektimin e normave të sjelljes të kodit rrugor.
Policia Rrugore është në detyrë dhe në funksion të rritjes së sigurisë rrugore do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës për të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.
Bashkëpunoni me Policinë rrugore dhe me të gjitha patrullat e policisë, telefononi në numrin 112  për Tiranën dhe 129 për qarqet, për çdo rast nevoje dhe shqetësimi.
Nga ana tjetër, mos hezitoni të raportoni çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Denonconi çdo abuzim sado i vogël qoftë nga punonjësi i policisë në detyrë.
Thirrja jonë për përdoruesit e rrugës:  Shmangni përdorimin e alkoolit, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mos përdorni aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit, mos shpejtoni për të arritur aksidentin.
Gëzuar festat e fundvitit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY