Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një punonjës policie ka përplasur me makinën e tij një të moshuar. Burime nga policia thanë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Transballkanike.
Pranë stacionit të trenit në Vlorë, punonjësi i policisë në Drejtorinë e Policisë së Vlorës me inicialet B. A., duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” ka aksidentuar 76-vjeçaren me inicialet H. K., banuese në Vlorë.
Gruaja e moshuar është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia nisi hetimet në lidhje me aksidentin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/