PD paralajmëron: Po u prek vota në 18 qershor, destabilitet dhe përplasje...

PD paralajmëron: Po u prek vota në 18 qershor, destabilitet dhe përplasje në sheshe

71
0
Shares

Partia Demokratike paralajmëron destabilitet dhe përplasje në sheshe në rast se preket vota e 18 qershorit.
Kështu ka deklaruar Edmond Spaho, në një intervistë për “Koha e Jonë”.  “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë jetike për vendin dhe të ardhmen e demokracisë. Për fat të keq reforma zgjedhore sot mund të quhet e dështuar për shkak të zvarritjeve të qëllimshme nga mazhoranca dhe gjasat që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, me Ramën në krye, janë iluzive.
“Partia Demokratike po bën të gjitha përpjekjet të ndërgjegjësojë opinionin brenda dhe jashtë vendit.
Nëse zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë të lira dhe të ndershme, por do të blihen sikurse u veprua në Korçë, zgjedhjet vendore të vitit 2015-të, zgjedhjet në Dibër dhe Ersekë, vendi do të futet në rrugën e destabilitetit politik dhe të përplasjes në sheshe dhe rrugë. Kambanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar”, thotë ai.
Spaho është në një linjë me Flamur Nokën, i cili paralajmëroi të enjten se do të ketë trazira më të mëdha se viti 1997.

edmond spaho_copy_5

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY