Kjo Krishtlindje ka ardhur e bardhë në mesazhe, solidaritet dhe pajtim në Famullinë e Shën Kollit në Shkrel të Malësisë së Madhe. Mesazhi i pajtimit dhe faljes së gjakut është përcjellë për të gjithë banorët, jo vetëm në këtë zonë por në mbarë Shqipërinë.
Këto ditë në përgatitje të festave të Krishtlindjeve në famullinë e Shën Kollit Shkrel dhe në Kishën e Zojës në Stërkuj Dedaj u bë pajtimi mes disa familjeve nga Bajza dhe Stërkuj Dedaj. Familjet Kekaj nga Bajza i kërkojnë falje familjes së Ndue Luk Stërkaj.
Me bujarinë e besimtarit dhe të malësorit Ndue Luka me familje i falë në emër të Natës së Madhe të Krishtlindjes duke sjellë paqen e Krishtin në familjet e tyre.
Gëzuar festen e Krishtlindjes të gjithëve dhe Zoti sjelltë paqe dhe bekim në familjet tuaja, është urimi qe lëshohet për të gjithë nga Famullia e Shën Kollit në Shkrel të Malësisë së Madhe. ShkodraNews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/