Itali, hajdutët shqiptarë “dhuratë vetes” nga një palë pranga natën e Krishtlindjes

Itali, hajdutët shqiptarë “dhuratë vetes” nga një palë pranga natën e Krishtlindjes

72
0
Shares

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën duke vjedhur natën e Krishtlindjes.
Mediat italiane shkruajnë se kjo ishte hera e dytë brenda 10 ditëve që hajdutët shkuan për të vjedhur të njëjtin apartament, në katin e parë të një ndërtese në periferi të Bolonjës.
Alarmi ishte dhënë nga fqinjët të cilët dëgjuan disa zhurma të dyshimta nga ballkoni i apartamentit të një 85-vjeçari pensionist.
Vjedhja ishte e mirë-organizuar, pasi ishin disa bashkëpunëtorë. Një prej hajdutëve kishte hyrë në banesë dhe në momentin kur ishte pikasur ai  ishte duke zbritur me litar, një tjetër e priste në ambientet e jashtme të banesës dhe dy të tjerë ndodheshin me makinë në rrugë.
Hajdutët janë përpjekur për tu larguar, por dy prej tyre shqiptarë 21 dhe 35 vjeç janë ndaluar, ndërsa dy të tjerë kanë mundur ti ikin policisë.
Gjatë kontrollit në makinën, policia ka gjetur disa sende të vjedhura.
Për të shkuar në shtëpinë e 85-vjeçarit hajdutët kishin kaluar nga tarraca, më pas kanë hapur qepenin dhe duke përdorur një levë kanë hapur derën dhe kanë hyrë në kuzhinë dhe në dhomën e gjumit, por nuk kanë mundur të marrin asnjë send.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY