Image GalleryE veçanta e festimeve, sot, në ditë e Krishtlindjeve, ndodh në katër fshatra të Shkodrës, saktësisht në fshatrat e Vaut të Dejës. Janë dy fshatra të besimit mysliman dhe dy të tjerë të besimit katolik, të cilët të përbashkët kanë harmoninë fetare, duke respektuar trashëgiminë në festimet e përbashkëta të të gjitha festave fetare.
Kjo nuk mungoi edhe sot, në ditën e Krishtlindjeve.
Të rinjtë nga katër fshatrat, Dejë, Shelqet,Mjedë dhe Spathar u organizuan me iniciativën e tyre për mënyrën e tyre festive, me qëllim të përçojnë te të gjithë familjet atmosferën festive.
Babagjyshi, Pashku Drini, emocionoi tërë komunitetin me emblemën e tij tradicionale, si edhe duke dhuruar për të vegjlit dhuratat e grumbulluara posaçërisht nga banorët apo dhe bizneset vendase.
Të rinjtë e fshatrave të kësaj zone nisën ritualin e marshimit drejt qendrës ku përfunduan ritet fetare në mesditë, pjesë e cila harmonizon besimtarët në kryerjen e vizitave. Mjeti i improvizuar i shoqëruar nga babagjyshi dhe shoqëruesit ju bashkuan grupit të banorëve, dhe më së shumti, ishin të vegjlit që presin dhuratat.
Mjaft interesante është dhe tryeza e improvizuar pranë qendrës nga prodhimet dhe pijet vendase, ku festohet bashkërisht atmosfera e Krishtlindjeve si dhe të gjitha festat ne katër fshatrat.
Këto katër fshatra, Shelqet, Dejë, Mjedë dhe Spathar janë shembull pozitiv i harmonisë fetare, që duhet preferuar me urimin e përbashkët gëzuar festat një risi për të gjithë shqiptarët.
DRONI.al/ Ahemt ZANI
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/