EMRAT/ Korçë, ndalohen dy ish-doganierë të doganës së Goricës

EMRAT/ Korçë, ndalohen dy ish-doganierë të doganës së Goricës

177
0
Shares

Policia e Korçës ka ndaluar dy ish-punonjës të doganës së Goricës në Korçë të cilët ishin shpallur në kërkim.
Në pranga janë vënë Rigels Mulla, 36 vjeç, banues në fshatin Kapshticë dhe Mariglen Dadolli, 37 vjeç, banues në fshatin Hoçisht të Devollit.
Policia thotë se,  “ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr (01), datë 05. 01. 2016, i ka dënuar këta shtetas me 1 (një) vit burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Më përpara këta dy  persona mbanin detyrën e doganierit të kontrollit fizik në pikën e kalimit kufitar Goricë.
Në datë 8 prill në emisionin “Fiks Fare” , janë transmetuar pamjet filmike të cilat tregonin mënyrën e futjes së vezëve nga Manastiri Maqedoni, për në Shqipëri, nëpërmjet Pikës së kalimit Kufitar, Goricë. Këta persona me cilësinë e doganierëve të kontrollit fizik në Pikën Doganore Goricë, në varësi të Degës Doganore Korçë, kanë lejuar të hyjnë në kundërshtim me ligjin sasia prej 5 400 kokrra vezë, të cilat nuk duhej të ishin lejuar të futeshin në Territorin e Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për përdorim vetjak.
DRONI.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY