Pengmarja e avionit libian ishte me… armë false

Pengmarja e avionit libian ishte me… armë false

54
0
Shares

Zbardhen detaje nga pengmarrja e avionit me 118 persona brenda. Dy pengmarrësit që u prezantuan si mbështetës të Gadafit e kërcënuan se do hidhnin në erë avionin, nuk ishin të armatosur.
Pak para orës 16, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka njoftuar në Tëitter se “rrëmbyesit e aeroplanit të kompanisë ajrore të Libisë, i cili është dërguar dhunshëm në Maltë “janë dorëzuar, janë kontrolluar dhe janë vendosur në paraburgim”.
Rrëmbyesit, pak pas uljes së aeroplanit të kompanisë Afriqiyah Airëays në Maltë, fillimisht janë kërcënuar me eksploziv dhe armë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Mirëpo, më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë, pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet.
Krejt në fund është kuptuar se armët që kanë thënë se kanë me vete, kanë rezultar false.
Rëmbyesit raportohet të jenë përkrahës të ish liderit të Libisë, Muamer Gadafi, mirëpo ende nuk dihet cilat janë arsyet e rrëmbimit të aeroplanit.
Zhvillimet e djeshme.
Pas negociatave me policinë janë lënë të lirë të gjithë personat që mbahehsin peng në avionin e Libisë që u ul në aeroportin e Maltës.
Mediat vendase e më pas edhe ato të huaja raportojnë se gjithë pasagjerët në bord janë lënë të lirë,kurse dy pengmarrësit kanë pranuar të dorëzojnë armët.
Rrëmbimi
Alarm pas sinjaleve se një avion me 118 persona në bord është rrëmbyer. Mediat e huaja raportojnë se kryeministri i Maltës ka thënë se kemi një situatë të mundshme rrëmbimi, ndaj një avion libian me 118 persona në bord.
Flitet për dy pengmarrës, persona në bordin e avionit, që morën në kontroll pilotimin dhe e detyruan avionin të bënte ulje në aeroportin e Maltës.
Joseph Muscat, Kryeministri i Maltës ka njoftuar se kanë nisur hetimet urgjente lidhur me situatën.
Mediat raportojnë se avioni me 118 persona, 111 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit u ul në La Valletta, në Maltë.
Dy pengmarrësit, sipas mediave lokale kanë kërcënuar se do të hedhin në erë, por për momentin nuk bëhen të ditura qëllimet apo kërkesat e tyre.
Avioni i linjës Afriqiyah Airëays A320, fluturonte në një rrugë të brendshme të Libisë, nisur nga Sebha drejt Tripolit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY