Nëna e terroristrit të Berlinit: Ai vdiq me një sekret

Nëna e terroristrit të Berlinit: Ai vdiq me një sekret

46
0
Shares

Nour El Houda Hassani, nëna e terroristit të Berlinit, duke folur nga qyteza e saj Ouslatia në Tunizi tha se “një sekret i madh kishte vdekur me të birin”.
Mediat e huaja shkruajnë për pretendimet e familjes dhe kërkesën e tyre drejt autoriteteve që jo vetëm ti sjellin trupin e djalit, por edhe të zbulojnë gjithë të vërtetën.
“Brenda tij qëndronte një sekret. Ata e vranë dhe e varrosën bashkë me sekretin. Unë dua të vërtetën për djalin tim. Kush fshihej prapa tij?”- tha nëna.
Ndërkohë, vëllai i Amrit, Abdel Kader qante ndërkohë që pyeste vazhdimisht se pse duhet ta vrisnin vëllain e tij.
Vëllai im ka vdekur. Ne duam eshtrat e tij, qofte edhe vetëm një gisht dhe unë do ta mbaj atë në xhepin tim. E vranë kur thanë se ai ishte vetëm një i dyshuar, përse?
Familja e personit që dyshohet se e kreu sulmin në Berlin më 19 dhjetor dhe u vra nga policia në Milano, ka kërkuar që trupi i tij të dërgohet në Tunizi, prej nga e ka prejardhjen i dyshuari, Anis Amri.
Lajmi që raportohet nga Associated Press mbështetet në një burim anonim, i pranishëm në zyrën e administratës lokale të Tunisit, ku është dorëzuar kërkesa.
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, i konsideruar terrorist, ka marrë jetën e 12 personave, ndërsa ka lënduar 49 të tjerë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Tunizisë, Bouraoui Limam ka thënë se ai pret që trupi i pajetë i Anis Amrit të kthehet në vendin e tij të lindjes, por kjo do të marrë kohë pasi fillimisht do të kryhen ekzaminime nga hetuesit italianë, gjermanë dhe ata të Tunizisë.
Amri, 24 vjeçar, dyshohet se i ka dhënë kamionit të hënën drejt turmës së njerëzve që festonin në Berlin.
Ai është vrarë mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë, gjatë një përleshjeje të armatosur me policinë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY